Google ADS

Bayerni interesohet për Ter Stegenin

15:14 | 24 Mars 2020
Arbresh Info

Portieri gjerman ndërkohë është duke biseduar me Barcelonën për vazhdimin e kontratës aktuale, e cila skadon në vitin 2022

Bayern Munichu e ka shprehur interesimin e tij për portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”.

Portieri gjerman është në bisedime ndërkohë me drejtuesit e Barçës për vazhdimin e kontratës.

Aktualisht, përfaqësuesi gjerman ka kontratë me klubin nga Camp Nou deri në vitin 2022.

Bayerni nga ana e tij po e konsideron mundësinë e ndërrimit të portierit pas tensioneve në mes të Manuel Neuerit dhe presidentit të klubit, Franz Beckenbauer.

Ter Stegen ka shfaqur stabilitet viteve të fundit në portën e Barçës, e cila po mendon ta shpërblejë atë me një kontratë të re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme