Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemajli, kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Zhegër ku janë informuar për gjendjen e cila është në këtë fshat gjatë kësaj kohe, e cila nga ekipet shëndetësore është konstatuar e qetë dhe pa shqetësime sa i përket rasteve me Covid-19.
Në njoftim bëhet e ditur se deri më tani nuk ka ndonjë rast të ri që është paraqitur me simptoma që duhet të intervenohet.
“Fshati është duke respektuar rekomandimet e dhëna nga ekipet shëndetësore për qëndrim në shtëpi. Gjendja është nën kontroll dhe lëvizje të qytetarëve apo të veturave nuk ka. Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë, gjendja do të jetë shumë më lehtë e menaxhueshme deri në tejkalimin e situatës”, kanë thënë mjekët kujdestarë.
Ndërsa, në fjalën e tij, nënkryetari Ismajli ka konfirmuar se Komuna e Gjilanit ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe janë përgatitur tashmë kontingjenti material mbrojtës për familjet e prekura, barnat për trajtim nëse është e nevojshme dhe pakot ushqimore për familjet të cilat janë me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, të cilat, për këto ditë janë shpërndarë dhe do të vazhdohet në këtë drejtim tek të gjitha rastet ku është i nevojshëm intervenimi me mbështetje sociale.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh