Biznesmen shqiptar, Ilir Mulaku i cili jeton në Gjermani, në një intervistë të dhënë për arbresh.info ka treguar gjendjen aktuale atje.
Mulaku thotë se numri i të prekurve nga koronavirusi në Gjermani ka arritur mbi 30 mijë, dhe se aktualisht po punojnë vetëm supermarketet dhe barnatoret.
“Gjendja është si në tërë globin, ky virus po përhapet me shpejtësi të madhe. Tashmë kemi mbi 30 mijë të infektuar dhe pritet që në dy javët e ardhshme të mbërrin edhe kulmi. Kanë filluar pacientet të vijnë nga Italia e Franca për tu shëruar. Kancelaria Merkel tha se nuk më intereson se sa do të kushtojë, por më intereson popullata. Bizneset aktualisht janë të mbyllura gjithandej përveç supermarketeve dhe barnatoreve. Deri dje kemi pasur një orar të caktuar për hotele, që nga sot janë të mbyllura”, tha Mulaku.
Ai thotë se aktualisht në Gjermani nuk ka kufizim të lëvizjes, dhe se nuk ka informacione nëse me këtë sëmundje është i prekur ndonjë shqiptar që jeton atje.
“Nuk jemi të izoluar, këtu nuk ka vendim për kufizim të lëvizjes, vetëm është e ndaluar të shëtisin më shumë se dy persona. Nuk kam informacione që ndonjë shqiptar është prekur me koronavirus dhe shpresojmë që të mos ketë”, tha ai.
Vendimin për kufizimin e lëvizjes të marrë mbrëmë nga Qeveria e Kosovës, ai e sheh si vendim të drejtë dhe thotë se politikanët duhet të solidarizohen për shpëtim të popullit.
“Të gjitha rekomandimet vijnë nga instituti botëror shëndetësor, dhe qeveritë i implementojnë ato. Në Kosovë po mundohen të përfitojnë nga kjo situatë. Mendimi im është që çdo masë kundër virusit është e drejtë. Ne si diasporë gjysmën e zemrës dhe mendjes e kemi në Kosovë. I kisha bërë thirrje politikës që të solidarizohen për popull e jo t’i matin forcat. I kisha bërë apel qytetarëve që t’i marrin parasysh të gjitha masat e marra nga qeveria dhe presidenca dhe kështu që të shpëtohet populli”, deklaroi ai.
E krejt në fund Mulaku ka edhe disa kërkesa për qeverinë.
“Kam pesë kërkesa nga qeveria, të dyja partitë qeverisëse t’i kërkojnë falje njëra tjetrës, LDK të tërheq mocionin dhe të dërgojë një ministër tjetër, Agim Veliu të nominohet për president, dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme ashtu si e ka kërkuar Thaçi”, shprehet ai.
Ndryshe, në Kosovë deri më sot numri i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në 61 persona./arbresh.info/
Osmani: Të mbijetuarat e dhunës seksuale mishërojnë qëndrues...
”Ne e urrejmë atë”/ Reagojnë ashpër familjarët e Arionit pas...
Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit jep vendimin për Ilir Metën, lë n...
Maliqi shprehet i zhgënjyer që “Dardanët” e rinj...
Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udhëheqjen e...