Ish-trajneri i Anglisë, Sam Allardyce, beson se sezoni do të mbetet pa u përfunduar dhe do të anulohet për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, edhe pse thotë se i vjen keq për Liverpoolin.
Skuadra e Jurgen Kloppit, që radhitet me 25 pikë në krye tabelës së Premierligës, është vetëm dy fitore larg shpalljes kampione e Anglisë, trofe ky që i ka munguar Liverpoolit në tri dekadat e fundit, transmeton Gazeta Express.
Përkundër që Liverpooli e ka krijuar këtë dallim të madh me kundërshtaret në Premierligë, djemtë e Klopp nuk e kanë të sigurt marrjen e një trofeu në fund, për shkak të dyshimeve të shtuara se a do të mundë të përfundohet sezoni aktual shkaku i krizës së koronavirusit.
Premierliga pritet t’i vazhdojë edhe më tutje bisedimet për zgjidhjet e mundshme gjatë kësaj krize, pasi që klubet dhe autoritet do të takohen mes vete më 3 prill, përderisa futbollisti është i pezulluar të paktën deri më 30 prill.
“E kam një frikë të madhe se ne do të duhet ta ndalim sezonin dhe ta nisim nga e para sezonin e ardhshëm. Nuk e di si mund ta përfundojmë sezonin me gjithçka që po ndodh në botë”, ka thënë Allardyce.
“Do të jetë një lajm i keq për shumë skuadra. Në Premierligë e kemi Liverpoolin, që e ka pasur një sezon të mrekullueshëm, por jeta e njerëzve është më e rëndësishme dhe asgjë nuk mund të jetë prioritet para kësaj”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...