Google ADS

Shtyhen për një vit Lojërat Olimpike, e kërkon kryeministri japonez

14:13 | 24 Mars 2020
A. B.

Organizatorët e Lojërave Olimpike Tokio 2020 – event ky që pritej të fillonte më 24 korrik të këtij viti – janë marrë vesh ta shtyjnë turneun për një vit për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Duke folur në një konferencë për media të martën, kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka thënë se Komiteti Ndërkombëtar Olimpik është pajtuar që të shtyhen Lojërat Olimpike, transmeton Gazeta Express.

“Unë propozova që turneu të shtyhet për një vit dhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, u përgjigj duke u pajtuar 100 për qind”, ka thënë Abe.

Abe më tutje tha se shtyrja e Lojërave Olimpike Tokio 2020 ishte e pashmangshme dhe për këtë arsye bisedoi në telefon me Bach.

Ky vendim pritej të bëhej i ditur së shpejti, pasi që një anëtar i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik tregoi të hënën se ishte vendosur për shtyrjen e Lojërave.

Për më tepër, ekipet Olimpike të Kanadasë dhe Australisë treguan se nuk do të marrin pjesë në këto Lojëra Olimpike, edhe nëse nuk do të ishte vendosur për shtyrjen e turneut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme