Qytetarët mirëpresin vendimin e Kurti për kufizim të lëvizjes

13:55 | 24 Mars 2020
arbresh.info

Qytetarët e kanë të ndaluar të qarkullojnë nga ora 10:00 deri  në orëm 16:00, dhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00.

Por, pavarësisht këtij vendimi të marrë nga Qeveria e Kosovës, qytetarët e nuk kanë ankesa.

Disa të intervistuar nga arbresh.info përkrahin masën e marrë një ditë më parë.

“Jam duke shkuar në punë. Normalisht që ka bërë mirë Qeveria”, është shprehur një grua për arbreshi.info.

Ajo u ndal nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës për t’i dhënë vendimin e Qeverisë dhe për ta njoftuar se nuk ka drejtë qarkullimi në ato orare.

Edhe një qytetar tjetër flet për vendimin e Qeverisë.

“Qeveria e ka marrë vendimin, normal duhet me respektu”, është shprehur ky qytetar për arbresh.info.

Përmes këtij vendimi ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme