Google ADS

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Covid-19, Basha pranon ftesën e Metës

13:33 | 24 Mars 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pranuar ftesën e presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku do të diskutohet situata e krijuar nga Covid-19.

Sipas liderit të opozitës, është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve.

Presidenti Meta do të mbledhe Këshillin e Sigurisë ditën e nesërme.

Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 5 viktima dhe 123 të infektuar me Covid-19.

Të ngjashme