Google ADS

Dafina Zeqiri spo din a me dëgju kryeministrin apo presidentin

12:11 | 24 Mars 2020
A. B.

Në kohën e përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19, kur të gjithë jemi të karantinuar në shtëpi, muzika është ajo që na mban më në formë e po ashtu edhe më aktivë.

Së fundi, Dafina Zeqiri ka hasur në dilemë pas vendimit të qeverisë që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve, vendim që u kundërshtuar menjëherë nga presidenti Thaci, shkruan portali arbresh.info

Ajo ka ironizuar me situatën duke thënë që deri sa ata të bien dakord, koronavirusi vazhdon të jetë i rrezikshëm.

“Kryeministri- mos dilni. Presidenti-dilni. Koronavirusi- Qysh t’jau mer menja juve.Une ksajde jam.”, shkruan Dafina.

Në anën tjetër, këngëtarja Zeqiri ditë më parë solli disa pamje nga xhirimet e klipit të ri në rrjetet sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme