Google ADS

Arifi: Në Tetovë nuk asnjë rast me koronavirus

11:55 | 24 Mars 2020
Arditë Shkodra

Deri më tani në Tetovë nuk ka asnjë pacient të regjistruar me coronavirus. Çdo të marte kemi koordinim të rregullt në Shtabin komunalë. Ditët e tjera koordinimin e bëjmë online në internet, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për “Slobodna TV”.

Deri më tani në Tetovë nuk ka asnjë pacient të regjistruar me coronavirus.

“Nga java e kaluar kemi propozuar që vetëm dita e enjte të jetë një ditë tregu. Kjo situatë është një sfidë e madhe dhe serioze për shtetet, qytetet dhe sistemet më të organizuar se e jona. Deri më tani në Tetovë nuk kemi asnjë pozitivë nga testet e bëra. Sipas informacioneve nga spitali i Tetovës, ata janë të gatshëm të ballafaqohen me coronavirus”, tha Arifi, duke shtuar se shërbimet janë plotësisht funksionale, por që ata presin që sot të mbërrijnë edhe 12 pompa të tjera për dezinfektim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme