Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës, ka dhënë detaje shtesë rreth kufizimit të lëvizjes , dhe mundësisë së lëvizjes për gazetarë dhe përfaqësues të mediave.
Njoftimi i plotë:
Të dashur gazetarë dhe përfaqësues të mediave, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 23/03/2020, Nr.01/15, nëpërmjet të cilit bëhet ndalimi i qarkullimit sipas orarit 10:00-16:00 dhe 20:00- 06:00, dëshiroj t’ju informoj:
Lëvizja e të gjithë gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, të cilët në mënyrë specifike janë të angazhuar me punë në terren në pasqyrimin e situatës lidhur me virusin Covid-19, deri në një komunikim të ardhshëm, ata do të kenë mundësi të kryejnë punën dhe të sigurojnë lëvizjen e tyre me anë të paraqitjes së një mjeti identifikimi (ID karta) të lëshuar nga mediumi përkatës.
Për çdo komunikim dhe lajmërim pasues, do t’ju vendosim në dijeni në vazhdim.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...