Posta: Mos prisni në radhë të gjata, asistencën sociale mund ta merrni çdo ditë

11:05 | 24 Mars 2020
Arbresh Info

Posta e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos presin në radhë të gjata për të marrë asistencën sociale, meqenëse asistencën mund ta marrin edhe nesër, edhe pasnesër dhe çdo ditë tjetër, raporton arbresh.info.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Posta thotë se në të gjitha hapësirat e brendshme të zyrave postare është rreptësishtë duke u respektuar distanca sociale prej 2 metrave.

“Edhe në hapësirat jashtë zyrave postare po mbahet distanca megjithëse janë krijuar rende, por është duke na asistuar edhe Policia e Kosovës, të cilën e falënderojmë shumë. Por për shkak të motit të ftoftë dhe gjendjes emergjente, iu bëjmë thirrje të gjithë përfituesve të asistencës sociale nuk kanë nevojë të prisin në radhë të gjata sepse edhe ata e dinë se Asistencën Sociale mund ta marrin edhe nesër, edhe pasnesër dhe çdo ditë”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info/

Komunikata e plotë:

Megjithëse mijëra përfitues të skemës sociale kanë ardhur që nga mëngjesi në Zyrat tona Postare, procesi i shpërndarjes së tyre është duke u zhvilluar me sukses nga Posta e Kosovës.

Përkundër fluksit të madh të qytetarëve, në të gjitha hapësirat e brendshme të zyrave postare është rreptësishtë duke u respektuar distanca sociale prej 2 metrave falë stafit tonë. Edhe në hapësirat jashtë zyrave postare po mbahet distanca megjithëse janë krijuar rende, por është duke na asistuar edhe Policia e Kosovës, të cilën e falënderojmë shumë.

Por për shkak të motit të ftoftë dhe gjendjes emergjente, iu bëjmë thirrje të gjithë përfituesve të asistencës sociale nuk kanë nevojë të prisin në radhë të gjata sepse edhe ata e dinë se Asistencën Sociale mund ta marrin edhe nesër, edhe pasnesër dhe çdo ditë.

Kryeshefi Ekzekutiv Shefqet Avdija falënderon të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës si dhe qytetarët që edhe në këto kushte të vështira dhe emergjente janë duke realizuar këtë projekt të shpërndarjes masive të asistencës sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme