Qeveria anulon vendimin për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë

09:56 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, ka marr vendim që të anuloj vendimin për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë.

Sipas qeverisë, ky vendim ishte në kundërshrim me ligjin.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për anulimin e vendimeve të Qeverisë për themelimin e Zonës Ekonomike në Malishevë dhe vendimet për shpronësimin e pronave të paluajtshme që preken nga themelimi i kësaj zone në zonat kadastrale të Banjës, Bellanicës dhe Senikut të Malishevës. Në arsyetimin e vendimit thuhet se këto vendime janë në kundërshtim me Ligjin”, njofton qeveria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme