Barcelona është duke e bërë gati një ofertë për yllin e Interit, Lautaro Martinezin, gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që katalonasit e kanë bërë prioritet transferimin e argjentinasit, duke e lënë si opsion të dytë Pierre-Emerick Aubameyangun e Arsenalit.
Lautaro Martinez është duke shkëlqyer për zikaltrit këtë sezon në Serie A, përderisa ka kontribuar edhe në garat e tjera. Ai i ka shënuar gjithsej 16 gola në të gjitha garat e këtij sezoni.
Mediat e mëdha evropiane të sportit kanë raportuar se 22-vjeçari dëshiron t’i bashkohet klubit katalonas, pasi që dëshiron të luajë përkrah bashkëkombësit të tij Lionel Messi edhe në nivelin e klubeve.
Martinez ka klauzolë për shkëputjen e kontratës me klubin prej 111 milionë eurosh. Kjo klauzolë është e vlefshme për të gjitha klubet jashtë Italisë, megjithatë Barcelona s’është e gatshme ta paguajë një shumë të tillë, për shkak se do të binte ndesh me rregullat financiare të UEFA-s.
Gazeta italiane Tuttosport raporton se klubi i La Ligas do t’ia ofrojë Interin disa lojtarë të vet për ta zbritur çmimin për Martinezin. Lojtarët si Arturo Vidal, Carles Alena, Philippe Coutinho dhe Jean-Claid Todibo mund të përfshihen në marrëveshje.
Ndërkohë, Topçinjtë e Londrës fillimisht ishin shumë të zemëruar pasi që besonin se Barcelona po tentonte t’u prishte punë atyre me Aubameyangun, i cili është në 18 muajt e fundit të kontratës së tij në Londër. Megjithatë, tani sulmuesi i Arsenalit mbetet vetëm opsion i dytë për Barcelonën.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...