Mediet në botë njihen si pushteti i katër.
Roli i tyre është jashtëzakonishtë i madh dhe i pazëvendësueshëm në çfarë do lloj situate.
I tillë është edhe sot kur bota është përfshirë nga pandemia, shkruan arbresh.info.
Gazetarët kosovarë kanë raportuar me përpikëri dhe në kohë reale dhe nga vendet e ngjarës për çdo gjë rreth virusit të njohur si COVIT 19.
Por, duket se puna e tyre do të kufizohet. Në vendimin e Qeverisë së Kosovë të marrë mbrëmjen e së hënës për ndalim të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve janë të shënuara edhe përjashtimet por aty nuk bëjnë pjesë gazetarët.
Më poshtë mund të gjeni të plotë vendimin.
“I. Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveq për nevoja mjeksore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore), thuhet në vendim./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?