Google ADS

Covid-19: “Ka një rritje edhe në moshat e reja ”, mjeku tregon shifrat sa rrezikohen të rinjtë

23:56 | 23 Mars 2020
Trina Galanxhi

Kardio-kirurgu Edvin Prifti tha se edhe moshat e reja janë të rrezikuara nga koronavirusi.

Teksa ishte i ftuar në emisionin Opinion, ai iu referua shifrave të raportuara nga BE dhe SHBA, ku 20% e të shtruarve në terapi intensive nga COVID-19 i përkasin moshave 20-45 vjeç.

“Sipas raportimeve sidomos të BE dhe SHBA kemi rritje të moshave të reja. Dje u shënua një vdekje e një 17 vjeçareje dhe sot në SHBA u paraqit një 12-vjeçare në stadet terminale të sëmundjes.

Situata është e tillë që edhe në vendet e BE, ashtu si dhe në Kinë përqindja më e madhe është në moshat e treta, por ka filluar të rritet përqindja e pacientëve të rinj. Në SHBA dhe BE, 20 përqind në terapi instensive janë të moshës 20-45 vjec.

Ndërkohë që 20% e atyre që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundja janë të moshës nga 40-64 vjec. Ka një rritje edhe në moshat e reja” tha Prifti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme