Kriza e migrantëve, BE do të rishikojë marrëveshjen e vitit 2016 me Turqinë

23:17 | 23 Mars 2020
Trina Galanxhi

Një raporti i ri i BE-së mbi marrëveshjen e vitit 2016 me Turqinë mbi migrantët, do të rishikohet, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrel në një konferencë për shtyp të kryer online.

Dokumenti i shërbimit diplomatik do të analizojë perspektivat e marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së, përfshirë temat e liberalizimit të vizave dhe bashkimin doganor, çështje që Turqia thotë se BE ka dështuar që ti përmbushë, transmeton portal arbresh.info

Marrëveshja e vitit 2016 është arritur për të ndaluar fluksin e parregullt të refugjatëve dhe për të përmisuar kushtet e refugjatëve sirianë në Turqi.

Rrihen e zhvishen refugjatët nga autoritetet greke

Bashkimi Europian kishte premtuar ndihmë prej 6 miliardë eurosh për refugjatët, por sipas Turqisë deri me tani është transferuar më pak se gjysma.

Sipas Ankarasë, BE gjithashtu u tërhoq nga angazhimet politike si pjesë e marrëveshjes, përfshirë liberalizimin e vizave për qytetarët turq që udhëtojnë në Europë, hapjen e kapitujve të rinj në procesin e pranimit, dhe negociatat për përmirësimin e Unionit Doganor BE-Turqi.

Në fillim të këtij muaji, dhjetëra mijëra refugjatë u përpoqën që të kalonin kufirin turk dhe të arrinin në Greqi, pasi Turqia njoftoi se nuk do të mbyllte dyert për refugjatët që duan të dalin në vendet e BE-së.

Vendimi erdhi pasi 34 ushtarë turq humbën jetën në një sulm të regjimit sirian në zonën e deskalimit të Idlib.

Sulmet e përsëritura në Siri rrezikojnë një valë tjetër të migracionit në Turqi, e cila tashmë është kthyer në shtëpi për 3.7 milionë refugjatë sirianë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme