Infektologu Valbon Krasniqi thotë se arma më e mirë në luftën kundër koronavirusit është parandalimi.Ai shpjegon se në Kosovë po përdorën rekomandimet e OBSH’së.
Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes duke shpjeguar se për viruse nuk ka ilaçe specifike.
“Arma më e fuqishme vazhdon të mbetet parandalimi i infeksionit”, thotë ai.
“Ende në botë nuk ka asnjë barë të dëshmuar që lufton qind për qind koronavirusin sepse barna të tilla s’ka as ndaj virusëve të tjerë”, shpjegon doktori.
Krasniqi tha se aktualisht në Klinikën Infektive në QKUK po trajtohen 23 persona të infektuar dhe të tjerë që po presin për rezultate.
“3 pacientë janë në gjendje më të rëndë. S’kemi pacientë që janë futur në respiratorë”, theksoi ai.
Krasniqi edhe një herë ka kërkuar që qytetarët tu përmbahen rekomandimeve të mjekëve pasi sipas tij në javët në vazhdim numri i të infektuarve mund të rritet.
“Jemi në fazën kur mund të rritet numri i pacientëve, të moshuarit të mbahen më të veçuar, të vendosin maska kur kanë kontakte me personat e tjerë të familjes”, tha ai./Express/
Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit