Pasuria e Jeff Bezos-it është vlerësuar në 121,1 miliardë dollarë. Këto janë shprehitë e tij, të cilat çdokush mund t’i përvetësojë
Ndoshta nuk do të bëheni miliarder, mirëpo me siguri do të jeni të suksesshëm, transmeton Telegrafi.
Bezos gjërat i bën ngadalë. Siç ka thënë ai, kurrë nuk e kurdis alarmin, por i lejon vetes që të zgjohet natyrshëm. Pastaj kohën e kalon duke lexuar lajmet dhe duke u kënaqur me kafjallin bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët.
Pyesni cilindo ekspert të produktivitetit dhe do t’ju thotë që gjithmonë do të duhej që më parë t’i zgjidhni detyrat më të vështira. Bezos zakonisht i cakton të gjitha takimet e rëndësishme para drekës.
Zakonisht, takimet i fillon nga ora 10:00, pas rutinës së lehtë mëngjesore. Veç kësaj, takimet e tij zakonisht janë të shkurtra dhe nuk përfshijnë shumë njerëz përnjëherë.
Ndonëse bashkëshortja e tij kurrë nuk është deklaruar për këtë gjë, vetë Bezos thotë që larja e enëve pas kafjalli është gjëja më “seksipile që e bën”.
Një hulumtim ka treguar që ata të cilët lajnë enët kanë më shumë frymëzim kreativ, sepse detyrat e lehta mekanike na lejojnë që të mendojmë për gjëra të ndryshme.
Në rast që nuk e keni ditur, faqja e internetit Amazon në fillim ka shitur libra. Me kalimin e kohës, puna e Bezos-it ka përparuar, ndërkaq ai në atë rrugë të vështirë ka sakrifikuar disa gjëra, në mënyrë që të arrijë deri te qëllimi përfundimtar.
Bezos e ka ditur që një ditë aparatet për leximin e librave do të jenë të popullarizuara, andaj shfrytëzuesit e vet i ka orientuar gradualisht në atë drejtim dhe në fund ka krijuar Kindle. /Telegrafi/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...