Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri thotë se me shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, kryeministri Albin Kurti, e ka ditë që qeveria do të bie.
Thotë se ky veprim i Kurtit ka mund të vie në moment paniku pas kërkesës së SHBA’së për heqjen e taksës.
“Nëse ka qëne gabimi aq i madh i Veliut është dashtë që shkarkimi të bëhej në orën 8:15, kur Kurti kishte nis punën në zyre, nuk e kish prit shkresën e Ambasadës Amerikane në mesditë”, tha Muhaxheri.
“Ai e ka ditë që me shkarkimin e Veliut kjo qeveri bie”, shtoi Muhaxheri.
“Veliu vetëm ka shërbyer si armë për vetëvrasje ndërsa Kurti ka kryer vetëvrasje”, theksoi ai./Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...