Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e Institutit të Shëndetit Publik, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është një fëmijë dy vjeçar ndërsa pacienti më i vjetër është i moshës 91 vjeçe.
Në raportin e detajuar ditor të Institutit për Shëndet Publik, thuhet se “mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjet (mesatarisht 42.2 vjet), dhe shumica e pacientëve (23 përqind) janë midis moshës 30 dhe 39 vjeçe”.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus në vend, respektivisht prej 136 personave, 66 pacientë janë të gjinisë mashkullore kurse 70 janë të gjinisë femërore .
Kolla është simptoma më e zakonshme e të sëmurëve, gati 70 përqind të pacientëve e shfaqin këtë simptomë. Pastaj vjen temperatura e lartë(65.3%), dobësi (31.6%), dhimbje të fyti (25.3%), ethe (24.2%) dhe dhimbje koke (24.2%), kurse 41 persona janë pa simptoma.
27 nga 136 pacientët, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë sëmundje kronike, 17 prej të cilave kanë sëmundje kardiovaskulare, 5 sëmundje kronike në mushkëri, dhe nga tre pacientë kanë diabet, sëmundje kronike në veshka dhe hipotiroidizëm, kurse një pacient është me sëmundje neuromuskulare.
Deri më tani, sipas Institutit, janë infektuar 9 persona nga personeli mjekësorë.
Raporti ditor i Institutit thotë se “vlerësimi i rrezikut të OBSH-së në nivelin global dhe evropian për shpërndarjen e mëtejshme të COVID-19 vlerësohet si shumë i lartë”.
Sipas kategorizimit të rrezikut të OBSH-së, vlerësohet se:
Dibra është në fazën 4 (transmetimi i gjerë i komunitetit).
Shkupi është në fazën 4 (transmetim i gjerë i komunitetit).
Pjesa tjetër e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë në fazën 2 (raste sporadike)
Deri sot pasdite kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 22 persona të rinj, prej të cilëve 16 janë gra dhe 6 burra. Shumica e tyre janë në moshën 50-59 vjeçe.
Dy prej tyre janë shtruar në spital ndërsa pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak.
Nga këta 22 persona, 15 tashmë kanë pasur kontakte me një person tashmë të infektuar./Alsat/
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban konferencë për media,...
Moti sot me diell dhe vranësira, parashihet të nis dita me m...
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk