Google ADS

Kërkohet lirimi i të paraburgosurve dhe personave me vepra të lehta penale: “Rrezikohen nga COVID-19”

19:17 | 23 Mars 2020
Arbresh Info

Drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare Bedri Elezi, përmes në letre të dërguar autoriteteve të vendit, ka kërkuar lirimin e personave në paraburgim dhe të personave të cilët janë të dënuar për vepra të lehta penale ose kanë vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit, ngase sipas tij ata janë të rrezikuar nga koronavirusi, shkruan arbresh.info.

Më pushtë mund të lexoni letrën e plotë:

“ I nderuar President i Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, i nderuar Kryeministër z.Albin Kurti, e nderuara Ministër e Drejtësisë znj.Albulena Haxhiu, i nderuar Kryeprokuror i Shtetit z.Aleksander Lumnezi, i nderuar Kryetar i këshillit Prokurorial z.Bahri Hyseni, i nderuar Kryetar i Gjykatës së apelit z.Hasan Shala, i nderuar Kryesues i Këshillit Gjygjsor z.Skender Çoçaj, Instituti i Kosoves Për Studime Ndërkombetare, përkatesisht drejtoria për siguri, është
duke përcjellur me vëmendje zhvilimet e fundit, ku Kosova ka shpallur gjëndjen emergjente për shkak të pandemisë së virusit Covid 19, pandemi e cila ka kapluar të gjithë globin, po ashtu është duke përcjellur edhe analizuar edhe veprimet e institucioneve në lidhje me mandatet e tyre kushtetuese në kontestet të sigurisë së qytetareve të Republikës së Kosovës

Kosova si një vend i cili pretendon të ofroj dhe zbatoj vlerat demokratike dhe humane edhe në rastet kur vendi është në gjendje emergjente apo të jashtëzakonshme, siguria dhe jeta e qytetarëve është primare, gjithashtu edhe e atyre qytetarëve të cilët janë në mbajtje si të dyshuar apo të dënuar për vepra të ndryshme, e kështu nëse mund të garantohet jeta e tyre, atëherë duhet marrë veprime konform ligjeve në fuqi. Nëse në rast se institucionet në fjalë në raste të tilla dështojnë për ofrimin sigurisë për jetën e tyre, atëherë përgjegjësia mbetët direkt në institucionet e lartpërmendura. Në rastin konkret kur Kosova ka shpallur gjendjen emergjente dhe po ashtu ka mbyllur të gjitha pikat kufitare, si dhe ka vendosur edhe masat për kufizimet e lëvizjeve, institucionet e garantimit të zbatimit të ligjeve të Republikës së Kosovës, duhet vepruar edhe për qytetarët e pafajshëm të cilët janë në masa sigurie si në (paraburgim ) të dyshuar për vepra penale të lehta ose lëndë civile apo lëndë kundërvajtës, të cilat nuk kanë rrezikuar apo privuar nga jeta qytetarë të tjerë. Po ashtu të lirohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët janë të dënuar për vepra të lehta penale ose kanë vuajtur më shumë se gjysmën e dënimit

Kërkesa konkrete

1.Per të mos rrezikuar jetën e të gjithë atyre qytetarëve të pafajshëm të cilët janë në masa sigurie në mbajtje ( paraburgim ) të merren veprime për ndërprerjen e kësaj mase apo ndryshimin e sajë, sepse të gjithë ata qytetarë të pafajshëm janë të rrezikuar në mënyre të drejtpërdrejte nga virusi vdekjeprurës Covid 19, dhe jeta e tyre është vendosur qëllimisht është vendosur para një rreziku serioz, dhe atë në dijeni të gjitha institucioneve kompetente. Ç’do qytetarë i dyshuar për vepra të ndryshme, qofshin ato penale apo civile ose kundërvajtës është i pafajshëm deri në shpalljen e aktvendimit të formës së prerë nga gjykata kompetente. 2. Nëse qëllimi i privimit nga liria e lëvizjes ( dënimi me burgim ) është mjet për rehabilitimin e qytetarëve të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale apo kundërvajtës, ne si IKSN besojmë fort se ky rast është i mjaftueshëm për solidarizim me personat të cilët kane kryer vepra të lehta apo nëse kanë vuajtur me shumë se gjysmën e dënimit. Të nderuar, mos marrja e veprimeve konform ligjeve të zbatueshme në RKS nga ana juaj po ashtu është vepër e rëndë penale, ngase me vetëdije jeni duke rrezikuar jetën e qytetarëve të cilat janë të pafajshëm deri në aktvendimet e formës së prerë si dhe atyre të cilët janë dënuar për vepra të lehta apo kanë kryer më shumë se gjysmën e dënimit. Mos veprimet tuaja, jo që janë vetëm të dënueshme për rrezikimin e jetës së tyre, poshto reflektojnë veprime jo humane dhe jo etike.”, thuhet në kërkesë./arbresh.info/

Kerkese-per-Presidentin-Kryeministrin-ministrine-e-drejetsise-Kryeprokurorin82396982172035998564163679306891824439164049773581986173 (1)

Të ngjashme