Google ADS

Ahmeti bisedë telefonike me Kurtin, flasin për masat e ndërmarr kundër COVID-19

18:21 | 23 Mars 2020
L G

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka biseduar në  telefon me kryeministrit Albin Kurti për bashkërendim në masat e ndërmarra për situatën e krijuar nga virusi Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin.  E informuam njëri-tjetrin për masat e ndërmarra dhe për atë se çka mendojmë se duhet bërë.  Koordinimi i institucioneve është kyç në këtë betejë të përbashkët.  Por edhe koordinimi i qytetarëve për #rriNshpi edhe më shumë”, ka shkruar kryetari i Prishtinës.

Ahmeti para se të kalonte në PSD, ishte një nga zyrtarët më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje duke i fituar dy herë zgjedhjet në Prishtinë me këtë parti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme