Lidhja në mes të sëmundjeve dhe ushqimit është shumë e ngushtë dhe e komplikuar.
Ushqimi, duke qenë burimi kryesor i energjisë dhe shëndetit për organizmin, kryen edhe rolin e mirëmbajtësit të tij. Prandaj varet ngushtë pikërisht nga ushqimi, nëse shëndeti i trupit dhe organeve do të jetë i mirë ose jo.
Kujdesi në këtë spektër nuk është kurrë i tepërt sidomos me produkte, të cilat kanë tendencën të nxisin krijimin e sëmundjeve. Një ndër këto produkte është sheqeri , i cili ka një rol në shkaktimin e sëmundjeve inflamatore.
Si ndikon në shëndet
Personat me një dietë të pasur me sheqerna janë shumë të rrezikuar nga sëmundje inflamatore kronike.
Përveç shtimin në peshë dhe probleme me dhëmbët, sheqeri i tepërt mund të shkaktar jetë shkak për fillimin e çdo sëmundje në organizëm.
Një studim i vitit 2018 tregon për lidhjen që sheqeri, veçanërisht pijet me sheqer kanë më inflamacionin kronik.
Personat, që konsumojnë shumë pije me sheqer kanë më shumë mundësi të preken nga artriti, reumatizma apo ulçera.
Ekspertët thonë se në lidhje me sëmundjet inflamatore disa ushqime mund të jenë ndihmuese, ndërsa disa të tjera shkaktare të kësaj gjendje.
Në këtë peshore, sheqeri është i pari tek lista e sëmundjeve të këqija për organizmin, për shkak se stiumulon prodhimin e acideve yndyrore, që zhvillojnë sëmundje inflamatore.
Llojet më të dëmshme
Ekspertët thonë se jo të gjitha llojet e këtij produkti kanë të njëjtin efekt në organizëm.
Ndonëse glukoza është më e njohur ajo që është vërtetë e dëmshme është fruktoza.
Gjithsesi nivele të mëdha të të dy këtyre përbërësve të gjendur tek sheqeri mund të shkaktojnë të njëjtat dëme në organizëm.
Sëmundjet që shkakton
Krahas sëmundjeve inflamatore dhe dëmeve në organizëm, sheqeri mund të shkaktojë edhe një sërë sëmundjesh e simptomash të tjera.
Disa ndër to janë:
Depresioni
Dhimbjet e trupit
Pagjumësia
Konstipacioni
Diarreja
Acidi refluks
Shtim në peshë
Infeksione të vazhdueshme
Diabet
Dementia
Inflamacioni kronik tek të rriturit mund të shkaktojë një sërë problemesh në organizëm që mund të jenë të pariparueshme.
Ndaj mjekët dhe ekspertët këshillojnë që të evitoni sa më shumë shkaqet që e nxisin atë.
Këtu futet edhe sheqeri i tepërt në organizëm, ndaj sasia e tij duhet të jetë sa më e pakët dhe e kontrolluar në çdo moshë.
Si të kontrolloni inflamacionin
Studime të shumta tregojnë se reduktimi i konsumit të sheqerit pa dyshim që ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve.
Për një person, që konsumon 2000 kalori në ditë sasitë e sheqerit në këtë dietë duhet të mos i kalojnë 100-200 kalori.
Mënyra të tjera për të shmangur inflamacionin janë evitimi i duhanit, mbajtja e peshës së duhur apo gjumi i rregullt gjatë natës.
Ekspertët këshillojnë, që të bëni kujdes me stilin e përditshëm të jetesës dhe të konsumoni sa më shumë produkte dhe ushqime të freskëta.
Këtu futen frutat, perimet dhe sa më shumë vitamina e minerale në mënyrë që të siguroni një system të fortë imunitar dhe një organizëm të qëndrueshëm. /agroweb/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...