Barcelona me siguri ka qenë një ndër gjigantët evropianë që ka pasur shumë suksese në shekullin e 21-të, por ka bërë disa transferime të cilat nuk kanë qenë të suksesshme.
Pos Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi që janë nga akademia e Barcelonës, janë bërë disa transferime të cilat priteshin të ishin me kualitet, por dështuan, transmeton portali arbresh.info.
Disa nga lojtarët që kanë luajtur për Barcelonën nuk do i njihni për shkak të minutazhës së vogël që kanë luajtur.
Formacioni i Barcelonës me transferime që asnjëherë nuk arritën ta zbulojnë kualitetin:
Richard Dutruel – Pas një sezoni impresionues te Celta Vigo, francezi asnjëherë nuk ia doli të tregojë vetën në “Camp Nou” duke qenë pas Pepe Reinas në skuadër.
Martin Caceres – Pritej shumë nga arritja e uruguaianit kur u transferua te Barcelona si 21-vjeçar në vitin 2007, por asnjëherë nuk ia doli të zbuloi vetën për shkak të lëndimeve të shpeshta.
Dmytro Chgygrnskiy – I kushtoi Barcelonës plotë 25 milionë euro në vitin 2009, mirëpo pas një sezoni u largua.
Thomas Vermaelen – Belgu luajti vetëm një ndeshje në fund të sezonit 2014/15, atëherë kur Barcelona fitoi tripletën.
Lëndimet ishin shkaktar që karriera e tij në “Camp Nou” nuk eci në hapat e duhur.
Yerry Mina: Tjetër kolumbian që nuk zgjati te Barcelona ishte Mina, pasi pas gjashtë muajve u shit te Everton.
Alex Song: Shumica e kontratës së tij me Barcelonën kaloi si huazim te West Ham.
Andre Gomes: Për portugezin klubi katalunas pagoi 35 milionë euro, por shihet si lojtari më i dobët në dekadën e fundit te Barcelona.
Ricardo Quaresma: 19-vjeçari pritej të zbulonte talentin te Barcelona, por humbi pozitën në formacion nën urdhrat e Frank Rijkaard dhe pas një viti u largua.
Juan Roman Riquelme: Louis van Gaal nuk ishte fans i argjentinasit, pavarësisht talentit të tij. Pas një sezoni u shit te Villareal për 11 milionë euro.
Philippe Coutinho: Barcelona pagoi plotë 160 milionë euro për brazilianin që asnjëherë nuk arriti të tregojë se vlente aq para.
Pas 18 muajve u huazua te Bayern Munich, ndërsa nuk dihet nëse gjiganti gjerman do ta mbajë.
Zlatan Ibrahimovic: Barcelona pagoi 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e suedezit, por lidhja jo e mirë me Pep Guardiolen dhe bashkëlojtarët bëri që të huazohet te AC Milan vetëm pas një sezoni në “Camp Nou”./arbresh.info.
Shpërthim me lëndë plasëse në Tropojë
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme