Google ADS

Napoli gjen zëvendësuesin e Kalidou Koulibalyt

16:02 | 23 Mars 2020
Arbresh Info

Napoli e sheh mbrojtësin e Freiburg, Robin Koch si zëvendësuesi adekuat i yllit të skuadrës, Kalidou Koulibaly.

Sipas Calciomercato, “Napolitanët” duan që në verë ta sjellin 23-vjeçarin në “San Paolo”, transmeton portali arbresh.info.

Koulibaly mbetet i lidhur me largimin nga gjiganti italian me United shumë të interesuar dhe mungesa e tij do vërehet te skuadra e Gennaro Gatusos.

Për këtë arsye, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka filluar menjëherë të sheh zëvendësuesin dhe listës i prinë ylli i Freiburgut, që i skadon kontrata në vitin 2021.

Koch ka luajtur dy herë për Kombëtaren e Gjermanisë ndërsa këtë sezon ka bërë 24 paraqitje për Freiburg duke shënuar një gol./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme