Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se sot Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës së ndihmës/asistencës sociale për të gjithë përfituesit e saj, përkatësisht 24,198 familje.
Përfituesit e kësaj skeme mjetet financiare mund t’i tërheqin nga nesër më 24 mars 2020, pagesa të cilat bëhen afër 10 ditë para afatit të zakonshëm, për shkak të gjendjes së krijuar.
“Duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj, me qëllim të mbështetjes së familjeve në asistencë sociale, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka vendosur që për të gjithë përfituesit të paguhet shuma e dy muajve e ndihmës sociale, të cilat qytetarët mund t’i marrin përnjëherë”, thuhet në njoftimin e MFT-së.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës për “Masat aktive të tregut të punës” të Agjencisë së Punësimit. /Telegrafi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?