Google ADS

Koronavirusi, lirohen policët e sëmurë dhe një pjesë e stafit civil

12:17 | 23 Mars 2020
arbresh.info

Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka  bërë  të  ditur se një  numër i zyrtarëve policorë  që  kanë  sëmundje të  rënda janë  të liruar nga puna përkohësisht.

“Një numër i zyrtareve policor te cilët kane sëmundje te renda dhe një pjese e stafit civil janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevoje kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike“, thonë në Policinë e Kosovës për arbresh.info.

Ndryshe ata njoftojnë se Policia e Kosovës, po vazhdon me punën e saj me orare të zakonshme dhe sipas nevojës dhe planifikimeve me orar të zgjatur me qellim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore si dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë së RKS-së.

Kujtojmë se deri më  tani në  Kosovë  është  shënuar një  viktimë nga virusi Covid 19 ndërsa numri i të  infektuarve ka shkuar në  33 raste./E.Haxhiu/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme