Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen për kalim ilegal ë kufirit.
Të dyshuarit janë hasur duke kaluar kufirin Maqedoni – Kosovë në mënyrë ilegale, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se të dy personat i janë nënshtruar kontrollit mjekësor i cili është i obligueshëm dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Hani i Elezit, Kaqanik 22.03.2020 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët janë hasur duke kaluar kufirin Maqedoni – Kosovë në mënyrë ilegale. Personat i janë nënshtruar kontrollit mjekësor i cili është i obligueshëm dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...