Ekonomistët amerikanë paralajmërojnë se ndikimi i Coronavirusit në vendet e punës do të jetë i rëndë.
Nga një deklaratë e ish-këshilltarit ekonomik të presidentit Donald Trump, Kevin Hassett është parashikuar se në muajin prill, raporti i papunësisë do të regjistrojë “numrin e vendeve të humbura të punës, në nivelin më të keq ndonjëherë”, me ndoshta mbi 1 milion vende pune të humbura.
Kjo lehtësisht do të tejkalonte edhe raportin më të keq të vendeve të humbura të punës të recesionit të madh dhe nivelin e 800 mijë vende të punëve të humbura gjatë muajit mars 2009.
Humbja më e madhe mujore në histori është regjistruar në Sështatorin e vitit 1945, kur 1.96 milion vende pune u mbyllën, ndërsa ekonomia amerikane u zhvendos nga një bazë lufte.
Në atë periudhë, ndërsa papunësia arriti në 10 për qind në Shtetet e Bashkuara gjatë Recesionit të Madh, kjo ishte shumë më pak e rëndë sesa gjatë Depresionit të Madh, kur papunësia arriti në 24.9 për qind.
Vendet e punëve që po mbyllen për shkak të Coronavirusit tashmë kanë filluar të rriten.
Union Square Hospitality, grupi i restoranteve në New York, njoftoi se po zvogëlon fuqinë e saj të punëtore me 80 për qind për shkak të një rrafshimi gati të plotë të të ardhurave, ndërsa Marriott International, zinxhiri më i madh i hoteleve në botë ka filluar shkurtimin e stafit tashmë që udhëtimet janë anuluar. Madje, punë të tjera të panumërta pritet të mbyllen në sektorin e shitjes me pakicë, pasi blerësit po detyrohen të qëndrojnë në shtëpi. /Telegrafi/
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...