Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Haki Abazi nga Vetëvendosje i cili duke kritikuar LDK-në për prishke të koalicionit, ka përmendur partinë më të madhe opozitare, PDK-në e cila sipas Abazit po e ndihmon rrëzimin e Qeverisë.
Bytyçi nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook, e ka akuzuar Abazin si zhvatës të fondeve të shoqërisë civile ndërsa e ka porositur që mos t përmend PDK-në në përplasjet që VV i ka me partnerin e saj, LDK.
Deklarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së Avni Bytyçi:
Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë luftën e ndytë që kanë filluar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mu në kohen e pandemisë, e paska përmend edhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Është mirë që ky përfitues e keq-përdorues i fondeve të dedikuara për shoqërinë civile të mos na ngatërroj në krizën politike që e kanë filluar me LDK-në.
Partia Demokratike e Kosovës, refuzon me përbuzje çfarëdo pjesëmarrje në krizën Tuaj politike me LDK-në.
Fokusi ynë i vetëm në këto rrethana, është te qytetari i Kosovës dhe ekonomia e vendit që janë duke u ballafaquar me pandeminë e virusit covid-19.
Jeni thjeshtë të neveritshëm, ju nuk e meritoni asnjë moment të qëndroni në krye të institucioneve. Kjo qeveri ka ra, për fat të keq në rrethanat më të këqija, por PDK do të vazhdoj të qëndroj me qytetarin. Në opozitë edhe pas rënies së kësaj qeverie.
Marre ju qoftë!
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...