Tenori i famshëm, Placido Domingo, ka njoftuar pasditen e së dielës se ka dalë pozitiv me koronavirus.Artisti i madh spanjoll tha se e ndjente “detyrim moral” që të ndante këtë lajm me publikun dhe shtoi se së bashku me familjen e tij po qëndron në izolim.
Domingo sqaron në postim se vendosi ta kryente testin pasi kishte temperaturë dhe kollë.
79- vjeçari u kërkoi të gjithë njerëzve që të ndjekin rregullat e vendosura nga autoritetet:
“Ju përgjërohem që të jeni shumë të kujdesshëm, të ndiqni rregullat bazike, siç janë larja e shpeshtë e duarve, qëndrimi larg njëri-tjetrit 2 metra dhe qëndrimi në shtëpi mbi të gjitha”./gazetamk/
Arrestimi i Metës, avokati: Akuzohet për 3 vepra penale
O’Brien dhe Hovenier mbjellin pemë në nderim të ish-ambasado...
Kurti: Barazia gjinore, shtyllë thelbësore e të drejtave të ...
Tollovia në Merdare u kushton bizneseve
Jordan Johnson, MVP i javës së gjashtë në elitën e basketbol...
ARKEP autorizoi Starlink për të ofruar shërbime në Kosovë