Lojtarët e Barcelonës pranojnë zvogëlimin e pagës

20:48 | 22 Mars 2020
Arbresh Info

Pandemia e koronavirusit është duke shkaktuar probleme të mëdha anë e mbanë botës dhe ka goditur edhe financat e gjigantëve evropianë.

Një ndër ta është Barcelona e cila iu ka bërë me dije lojtarëve se do t’iu zvogëlohen rrogat, transmeton portali arbresh.info.

Sipas AS, lojtarët e Barcelonës e kanë pranuar këtë vendim dhe janë të gatshëm t’i ndihmojnë klubit të kalojë këtë situatë.

Sipas raportimeve Barcelona ka filluar të humbasë më të madhe buxhetin dhe të ardhurat, andaj janë detyruar t’iu kërkojnë lojtarëve zvogëlimin e pagës.

Pos Barcelonës, i njëjti problem ka ndodhur me klubin skocez, Hearts./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme