Google ADS

Arsenal e Barcelona favoritët për Dayot Upamecanon

20:20 | 22 Mars 2020
Arbresh Info

Arsenal mund të humbasë mundësinë për të transferuar mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano për shkak të interesimit që është duke shfaqur Barcelona.

“Topçinjtë” në verën e kaluar ishin afër për ta transferuar Upamecanon, por nuk ishin të gatshëm të paguajnë vlerën e 72 milionë euro që kërkonte Leipzig, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Le10Sport, klubi londinez nuk do e lehtë të transferojë francezin, ngase edhe Barcelona ka interesim pasi synon të përforcojë mbrojtjen.

Trajneri, Quique Setien thuhet se ka kërkuar nga klubi të përforcojë mbrojtjen dhe Upamecano i prinë listës.

Kampioni i Spanjës momentalisht ka tre qendërmbrojtës me kualitet, Gerard Pique, Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti, por ky i fundit me shumë mundësi do largohet.

Upamecanos i kanë mbetur 16 muaj kontratë me klubin gjerman dhe mund të largohet nëse paguhet vlera prej 50 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme