Manchester United ka marrë lajmin e mirë sepse qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly i ka thënë klubit se dëshiron largimin në fund të sezonit.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer pavarësisht që transferoi Harry Maguire në verën e kaluar dëshiron edhe një tjetër yll botëror në mbrojtje, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Il Mattino (gazetar i Sky Sports), senegalezi i ka thënë presidentit të klubit, Aurelio de Laurentiis që dëshiron të largohet.
Shitja e tij nuk do jetë e lehtë sepse Aurelio nuk i lejon lojtarët të largohen lehtë nga “San Paolo” nëse nuk paguhet vlera që ai dëshiron.
Për Koulibalyn kërkon 100 milionë euro, ndërsa PSG dhe Manchester United mbesin favorit sepse janë dy klubet që nuk e kanë problem të paguajnë vlerën e kërkuar.
Në garë mbesin Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona./arbresh.info.
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama fton qytetarët...
Arbana Osmani vendos një rekord të ri në karrierën e saj
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...