Agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorello ka zbuluar se sulmuesi, Paulo Dybala ishte shkaktari kryesor që belgu nuk iu bashkua Juventusit.
Lukaku u transferua te Inter gjatë afatit veror, mirëpo ishte afër për t’iu bashkuar “Zonjës së Vjetër” në shkëmbim me Dybalen, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar edhe Pastorelli, i cili ka thënë se prishja e marrëveshjes mes Dybales dhe Manchester United ishte kryesore pse Lukaku nuk iu bashkua “Zonjës së Vjetër”.
“Juventus është klub më i mirë, andaj shumë do ishin kënaqur me arritjen e Lukakut, por Inter ia doli ta rrëmbej”.
“Prishja e marrëveshjes me Dybalas dhe Manchester United ishte kryesore. Pa dyshim, ishte transferimi më i madh i karrierës sime. Detyruam United ta lirojë Lukakun në cilën skuadër që donte”.
“Zhang dhe Conte ishte të rëndësishëm gjithashtu, e rrisnin ofertën hap pas hapi”, theksoi ai.
Lukaku këtë sezon për Inter ka qenë i mahnitshëm duke shënuar 23 gola në të gjitha garat./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...