Ismaili: Neglizhenca e testimeve mund t’i kushtojë shumë Kosovës

17:19 | 22 Mars 2020
Arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se mos testimi dhe mungesa e izolimit të qytetarëve mund ta përhapë edhe më shumë virusin Covid-19 në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur që në fillim të përhapjes së pandemisë në Evropë, t’i testojë të ardhurit nga vendet e prekura për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Këtë ai e tha përmes një konference për medie.

“Situata ka ndyshuar nga java në javë, mungesa për vetizolim, shihet se ky virus është shpërndarë në shumë komuna. Nuk kemi kirujar një sisitem të mirë. Rastet e hummbura për vetëizoluar qytetarët janë bërë shumë raste. Duhet te dalim ne komuna të ndyshme për ta luftuar atë. Mungesa e një sistemi të tillë, kemi arritë në një situatë që kemi vec dy mjete“, tha Ismaili.

Tutje Ismaili ka shtuar se neglizhenca për të bërë testime sa më të shumta të qytetarëve mund ti kushtojë shumë Kosovës dhe qytetarëve, raporton arbresh.info

”Hapi tjetër që jemi duke qaluar janë tëstimet e shpeshte, ku është e nevojshme, deri ani kemi 570 testime që janë shumë pak. Neglizhenca për të bërë testime mund të jetë shumë e kushtishme për qytetartë dhe Kosovën. Duke mos testuar dhe izoluar bën që karanina jonë të zgjatë me muaj”, tha Ismaili.

Ish ministri i Shëndetësisë, ka hedhur kritika edhe në drejtim të politikës pasi që thotë se vullneti politik duhet ta kthejmë aty ku është e rëndësishme tani për tani.

“Mungesa e testimeve do të bëjë që mos ta dini se ku është virusi, dhe po sa ta largoni karantinën virusi do të kthehet. Është fatkeqsi, vullnetin politik duhet ta kthejmë aty ku është e rëndësishme. Jam shumë i brengusur se mungesa e tetsimeve mund ta përhapë më shumë virusin” ka thënë Ismaili.

Gjithashtu ai ka thënë se po bëhen dallime në testime

“Vullneti politik po e bënë dallimin në testime”, tha Ismaili./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme