Inter është i gatshëm për t’i dhënë lamtumirën sulmuesit, Alexis Sanchez.
Sanchez është huazim te “Neurazurët” nga Manchester United dhe raportimet e Calciomercato thonë se klubi italian do ta rikthejë 31-vjeçarin te gjiganti anglez në verë, transmeton portali arbresh.info.
Sanchez filloi më së miri sezonin në “San Siro”, por pësoi lëndim që e mbajti jashtë fushe për një kohë të gjatë, ndërsa pas rikthimit nga lëndimi shumicën e ndeshjeve qëndron në sol.
Inter ka vendosur t’i ndajë rrugët me sulmuesin sepse kiliani ka dështuar të tregojë atë çfarë klubi italian ka shpresuar.
Thuhet se gjiganti nga “San Siro” do ta rikthejë në skuadër Mauro Icardin dhe do i jap tjetër mundësi për ta treguar vetën, ngase pos Sanchez dhe ylli i skuadrës, Lautaro Martinez mund të largohet për tu transferuar te Barcelona./arbresh.info.
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...