Shala: Shumë stacione policore kanë mbetur pa kompani pastruese, kjo mund të rrezikojë jetën e policëve

15:18 | 22 Mars 2020
L G

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala ka bërë të ditur se një pjesë e madhe e stacioneve policore kanë mbetur pa kompani të pastrimit, duke bërë kështu që të rrezikohet jeta e zyrtarëve policor dhe qytetarëve që mund të kërkojnë ndihmë nëpër këto stacione.

Po ashtu, Shala thotë se procesi i dezinfektimit të stationeve policore përfshirë  Stationeve të rendit, Pikave kufitare , Stationeve të NJSO-ve/NJSI dhe NJRSH, duhet  të përfundon sa më parë,  sepse shumë stacione kanë mbetur pa dezinfektu dhe ky proces të ri-përsëritet çdo 24 orë për të garantu një mbrojtje stabile kundër Covid 19./arbresh.info

Postimi i plotë:

Apel Publik drejtuar u.d. Ministrit të MPBMAP. z.Xhelal.S

Sipas informacioneve nga terreni një pjesë e madhe e stationeve Policore kanë mbetur pa kompani pastruese dhe kjo mund të rrezikojë jeten e policeve dhe qytetareve që e frekuentojnë këto stacione për të kërku ndihmë.

Dhe procesi i dezinfektimit të stationeve policore ( Stationeve të rendit, Pikave kufitare , Stationeve të NJSO-ve/NJSI dhe NJRSH ) të përfundon sa me parë sepse shumë stacione kanë mbetur pa dezinfektu dhe ky proces të ri-përsëritet çdo 24 orë për të garantu një mbrojtje stabile kundër Covid 19.

Pra duke kontrolluar procesin e menaxhoni tërësinë.

Me respekt

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme