Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me shqetësim ka pranuar njoftimin për tentim-sulmin ndaj gazetarit Berat Buzhala.
Buzhala përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë, dy persona kanë tentuar ta sulmonin fizikisht.
“Meqe andej pari ka shume kamera, meqe kam fakte qe kunder meje po pergatitej nje sulm, une kete rast neser e coj ne polici” – ka shkruar ndër të tjera Buzhala.
Pas pranimit të informatave për këtë rast, AGK ka kontaktuar autoritetet për të marrë përgjigje zyrtare. Policia e Kosovës, në përgjigjen drejtuar AGK-së, ka bërë të ditur se është duke proceduar rastin dhe të gjitha veprimet hetimore janë në proces sipas procedurave ligjore dhe në konsultim me prokurorin kompetent.
Duke e konsideruar këtë akt të papranueshëm, AGK kërkon nga Policia e Kosovës dhe të gjithë ata që janë të thirrur për të mbrojtur dhe ruajtur rendin e ligjin, hetim të menjëhershëm që kryerësit e kësaj vepre të dalin sa më parë para drejtësisë./arbresh.info
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...