Pacolli ngushëllon familjen Haliti

11:41 | 22 Mars 2020
L G

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ngushëlluar familjen e 82 vjeçarit, Halim Haliti nga komuna e Podujevës, i cili sot ka ndërruar jetë pas përballjes me infektimin e koronavirsuit, i cili shtënoi edhe viktimën e parë në Kosovë me  COVID-19.

“Vdekja e parë, dhe qoftë e fundit në Kosovë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Haliti, nga Dumnica e Podujevës”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, deri më sot numri i të infektuarve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 31 persona./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme