Masat e reja, të ndërmarra në vijim të përforcimeve për frenimin e mëtejshëm të Covid-19 në Shqipëri kanë sjellë boshatisje totale të rrugëve.
Për t’u siguruar se urdhri i ri po zbatohet, veçanërisht në akset kryesore nuk ka munguar patrullimi i policisë. Në një postim të mesnatës, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në Facebook, do mund të shihni pamje nga rrugët e Tiranës dhe Kamzës.
“Në të gjitha rrugët e Tiranës e Kamzës.
Punonjësit e Policisë së Shtetit në patrullim për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të masave kufizuese.
Pika kontrolli nga shërbimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, për zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19
Respektoni rregullat e kufizimit të qarkullimit me automjete, biçikleta e motomjete .
Respektoni kufizimin e lëvizjes në këmbë, qëndroni në banesë deri të hënën në mëngjes, por edhe më mbrapa respektoni , respektoni , respektoni oraret kufizuese dhe zbatoni këshillat për higjenën.
Ruani largësinë në makete, minimarkete e furra buke, por edhe në rrugë.
Të mbrojmë njëri -tjetrin, të mbrojmë jetën.
Durim e kontribut nga gjithsecili dhe do ja dalim
#respektemirenjohjepernjerezitepunesdhesakrifices”, shkruhet në postim.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/842189949525701/
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...