Vatikani fal mëkatet e të infektuarve me koronavirus, por ekziston një kusht

08:32 | 22 Mars 2020
Trina Galanxhi

Kisha Katolike Romake ka njoftuar se do të falë të gjitha mëkatet e besimtarëve të infektuar me koronavirus.

Mëkatet do të falen edhe për të afërmit që kujdesen për të infektuarit, mjekët dhe njerëzit që luten për shëndetin e tyre, transmeton portal arbresh.info

Megjithatë, e tërë kjo bëhet me një kusht.

Arabia Saudite ndalon lutjet në xhami për shkak të koronavirusit

Për të pasur të drejtën e faljes së mëkateve, katolikët e sëmurë duhet të luten dhe të marrin pjesë nga distanca në festat e rëndësishme të kishës. Ata që luten për shëndetin e mjekëve duhet ta lexojnë Biblën të paktën 30 minuta çdo ditë.

Si kujtesë, kreu i Shërbimit Italian për Mbrojtjen Civile, Angelo Borelli, njoftoi se 793 njerëz kanë vdekur në vend në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e vdekjeve të koronavirusit në 4,825. Deri më tani, rreth 42,000 njerëz janë infektuar në Itali./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme