Djali ish-presidentit të Real Madridit që vdiq sot shkaku i koronavirusit, Lorenzo Sanz Jr., i ka shfrytëzuar llogaritë e tij në rrjete sociale për ta kujtuar babanë e tij, të cilin e përshkroi si njërin ndër personat më punëtorë, të guximshëm dhe të mirë që ka takuar gjatë jetës.
Lorenzo Sanz – i cili ishte president i Real Madridit nga viti 1995 deri më 2000, kur madrilenët i kishin fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve – vdiq të shtunën në moshën 76-vjeçare, pasi ishte diagnostikuar me koronavirus, transmeton Gazeta Express.
Ish-presidenti i Real Madridit ishte dërguar me emergjencë në spital dhe ishte vendosur nën kujdes intensiv të martën në mbrëmje, pasi ishte infektuar me virusin Covid-19. Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi më vonë edhe djali i tij.
“Njëri ndër njerëzit më punëtorë, të guximshëm dhe të mirë që kam takuar ndonjëherë ndërroi sot jetë”, shkroi Lorenzo Sanz Jr.
“Familja e tij dhe Real Madridi ishin pasionet e tij. Nëna ime dhe vëllai im i shijuan të gjithë momentet me të me krenari. U prefsh në paqe”.
Sipas mediave spanjolle Marca, Sanz ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me temperaturë të lartë si pasojë e Covid-19.
Djali i tij tjetër, Fernando, u kishte thënë gazetarëve të enjten se situata e babait të tij nuk ishte shumë e mirë dhe se ai e kishte pësuar edhe një infeksion në veshkë, pas infektimin me virusin pandemik.
“Ne sapo kemi biseduar me doktorët dhe lajmet që na i kanë dhënë nuk janë të mira”, kishte thënë Fernando në rrjetet sociale.
“Përveç mungesës së oksigjenit në gjak, atij nuk po i funksionin as veshka për shkak të infeksionit të madh. Duhet të presim 24 orë, por është e komplikuar për shkak të moshës së tij”.
“Gjëja më e keqe është se nuk mund të jemi pranë tij”.
Sanz kishte qenë president i Real Madridit nga viti 1995 deri më 2000, kohë gjatë të cilës i ka fituar dy trofe në Ligën e Kampionëve, kundër Juventusit dhe Valencias.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?