Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Turqi është rritur nga 9 në 21 në 24 orët e fundit, dhe numri i infeksioneve të identifikuara ka kërcyer në mënyrë dramatike nga 277 në 947, njoftoi ministri turk i shëndetësisë.
Ministri Fahretin Koca tha se 2953 teste të coronavirusit janë kryer në Turqi në 24 orët e fundit, shkruan The Guardian.
“Ne paralajmërojmë të moshuarit tanë. Rreziku i vdekjes rritet me moshën”, shtoi ai.
Turqia të shtunën vendosi një shtetrrethim të pjesshëm për qytetarët e saj mbi 65-vjeç dhe të sëmurët kronikë.
Turqia gjithashtu ndaloi përkohësisht uljet e avionëve nga 46 vende të tjera të shtunën.
Vendi tashmë ka ndaluar fluturimet nga 22 vende.
Ndalimi i ri për fluturimet përfshin gjithashtu Kanadanë dhe pjesën veriore të Qipros.
Më parë, Turqia kishte mbyllur shkollat, kafenetë dhe baret, ndaloi lutjet në masë në xhami dhe piknikët në natyrë.
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...