Google ADS

Drejtori i IKSHPK: Koronavirusi “shpërthen” në dy javët e ardhshme, qytetarët e kanë tani në dorë situatën

21:32 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Dy javët e ardhshme janë vendimtare për ‘luftën’ ndaj koronavirusit COVID-10, ka thënë drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë në Kosovë, Naser Ramadani Ramadani përmes një lidhje direkte në njërin prej televizioneve ka bërë thirrje që qytetarët t’iu përmbahen masave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai ka theksuar se tanimë situate varet vetëm nga qytetarët, se sa kanë kujdes ata dhe sa qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

“Ne me këtë ritëm po e mbajmë, duke e frenuar me një fre duke bërë xixa. Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme.Përgatitjet janë bërë qe një muaj e gjysmë. Sot dhe dy javë e tutje të jeni të përmbajtur sepse virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju.Shpërthimi epidiomologjik ndodh në dy javët e ardhshme, “loja” tashmë mbetet tek qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme