Brenda 24 orëve të fundit, në Iran janë shënuar 123 viktima të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 1556 numrin e përgjithshëm të personave të vdekur, bënë të ditur zyrtarët shëndetësorë.
Për më tepër, brenda kësaj periudhe u konfirmuan 966 raste të reja të infektimeve, duke bërë që numri i personave të infektuar të shkojë në 20 mijë e 610 njerëz.
Fatmirësisht, 7 mijë e 635 pacientë të infektuar me koronavirus në këtë shtet tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.
Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme. Shumë shtete i kanë mbyllur kufijtë dhe i kanë ndërprerë fluturimet me këtë vend.
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...