Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e saj muzikore së fundmi.
Ashtu si e gjithë bota, Dua po e kalon kohën në vetë-izolim, për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë coronavirus, shkruan portali arbresh.info
Por, së fundi Dua ka pozuar për numrin më të ri të revistes prestigjioze “Vogue”, në Australi.
Bukuroshja do të jetë pjesë kopertinës së muajit prill, në të njëjtin muaj kur edhe lansohet albumi i saj më i ri “Future Nostalgia”.
Përmes një postimi në llogarinë e saj personale Instagram, Dua publikoi një fotografi të kopertinës së “Vogue Australia”, të edicionit më të ri të muajit të ardhshëm.
Bukuroshja shqiptare shfaqet e veshur me një kreacion ngjyrë pjeshke, me stil të viteve 80′ dhe doreza të bardha në duar, Lipa duket mjaft tërheqëse në kopertinën e kësaj reviste.
Dua përndryshe është duke vazhduar të shijojë sukseset e këngëve të saj më të fundit “Physical” dhe “Don’t start now”, teksa ka paralajmëruar se të plotë albumin e saj të ri “Future Nostalgia”, do ta publikojë në muajin prill. /arbresh.info/
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...
Lonely Planet Italia: Në liqenet e Shqipërisë, një udhëtim i...
Moti sot i vranët