Google ADS

Ibrahimovic e mendon pensionimin

15:38 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Zlatan Ibrahimovic duket se ka filluar të lodhet nga futbolli aktiv dhe dëshiron që të pensionohet.

Sulmuesi suedez nuk është më në ditët e tij më të arta dhe po planifikon që t’i gozhdojë këpucët në këtë verë.

Derisa Serie A është suspenduar shkaku i coronavirusit, 38-vjeçari mund ta ketë zhvilluar ndeshjen e fundit për Rossonerët.

Edhe pse Milani dëshiron t’i vazhdojë kontratën për një vit, La Gazzetta dello Sport mëson se Ibra Kadabra e do pensionimin.

Suedezi ka ndikuar në lojën e tij te skuadra italiane që ka filluar të këndellet dhe shpreson të marrë një vend në Ligën e Evropës.

Kujtojmë se Ibrahimovic u rikthye te Milani si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata e skuadrën amerikane La Galaxy.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme