SHBA mori vendim që të mbyllë kufijtë e saj me Meksikën për kalimet jo të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (Covid-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti amerikan Donald Trump, zhvilloi një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, me Task-Forcën kundër Covid-19.
Ai duke rikujtuar se javën e kaluar i mbyllën kufijtë me Kanadanë për kalimet jo të domosdoshme, tha se në lidhje me këtë punojnë edhe me Meksikën.
Trump, theksoi se kufijtë e të dyja vendeve do të mbyllen për kalimet jo të domosdoshme. “Meksika është duke hedhur hapa për ta ruajtur kufirin tonë jugor. Gjithashtu i pezullon edhe fluturimet me Evropën”, tha ai.
“Dua të njoftoj vendimin për mbylljen e kufijve të përbashkët mes SHBA dhe Meksikë, për kalimet jo të domosdoshme”, u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës