Dhjetëra qytetarë të diasporës dyshohen se janë futur në Kosovë në mënyrë ilegale

15:00 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Vendimi i autoriteteve vendore që të ardhurit nga diaspora të futen në karantinë për 2 javë, ka bërë që disa të ardhur nga jashtë të zgjedhin rrugët ilegale për të shmangur izolimin e detyrueshëm.

Burimet bëjnë të ditur se dhjetëra shtetas kanë shfrytëzuar rrugët ilegale në Han të Elezit për tu futur në Kosovë nga Maqedonia.

Burimet bëjnë të ditur se vetëm dje shtatë persona janë futur nëpërmjet rrugëve ilegale nga Maqedonia në Han të Elezit.

Sipas këtyre burimeve, të ardhurit në Kosovë janë nga diaspora e Italisë.

Të njëjtit kanë shfrytëzuar rrugët malore që të futen në Kosovë duke shmangur pikën kufitare me Maqedoninë.

Veprime të tilla padyshim që shtojnë pasigurinë në luftimin e koronavirusit në Kosovë dhe shtojnë gjasat që të rritet numri i të prekurve nga pandemia e koronavirusit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme